Loading…

‘E papritur’: Edhe Hovenier shkon në takimin Kurti-Lajcak

  • 06/02/2023 | 14:39

‘E papritur’: Edhe Hovenier shkon në takimin Kurti-Lajcak

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, i është bashkuar emisarit të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak dhe kryeministrit Albin Kurti në një drekë pune që po zhvillohet në një nga lokalet e kryeqytetit, raporton Klan Kosova.


Ndryshe para këtij takimi i cili po mbahet në një nga lokalet në kryeqytet, Kurti ka zhvilluar një takim me ambasadorët e shumicës së shteteve prezente në Kosovë.

Kurti po shoqërohet në takimin me emisarin evropian nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi.

Vizita e Lajçakut në Prishtinë ndodh në kohën e rritjes së kërkesave nga faktori ndërkombëtar që Kosova të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Pas qëndrimit në Prishtinë, Lajçak do të udhëtojë për takime në Beograd.

Ndërkaq, më herët, gjatë së hënës, u takua me ambasadorët e shteteve të QUINT-it.

Në QUINT bëjnë pjesë: Shtetet e Bashkuara, Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.

Së fundmi, SHBA-ja dhe BE-ja kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për të shtyrë Kosovën dhe Serbinë drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plot të raporteve

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë