Loading…

E paprekur nga virusi kinez: Në Kosovë nuk ka koronavirus

  • 03/03/2020 | 17:29

E paprekur nga virusi kinez: Në Kosovë nuk ka koronavirus

Janë testuar të gjitha mostrat e pacientëve të dyshuar se janë infektuar nga koronavirusi në QKUK, transmeton Gazeta Metro.


Këtë e ka bërë të ditur Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), të cilët kanë njoftuar se të gjitha rezultatet kanë dalë negative.

“Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës gjatë ditës së sotme, 03 mars 2020, ka marrë informatë nga Klinika Infektive e QKUK për gjashtë raste të dyshimta në COVID-19. Pacientët u kontrolluan nga ekipi i infektologëve në Klinikën Infektive në QKUK dhe iu morën mostrat për testim laboratorik në virusin SARS-CoV-2 dhe kanë rezultuar negative, prej të cilave dy të ritestuara negative në virusin SARS CoV-2 dhe një pozitive në Influencën A”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.

Së fundmi është raportuar për gjashtë raste të dyshuara se janë prekur nga virusi kinez, ndër të dyshuarit ishte edhe një fëmijë.

Sipas IKSHPK’së, që nga 8 shkurti kur për herë të parë u njoftua për një rast të dyshuar me këtë virus vdekjeprurës, deri më tani janë testuar 42 mostra të cilat kanë rezultuar negative. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë