Arkeologët në Angli kanë bërë një zbulim të pabesueshëm, kur pranë një supermarketi kanë gjetur një varrezë, të cilën e kanë quajtur vesrion të asaj të Tutankamonit, transmeton Gazeta Metro.
Kur shkencëtarët kanë arritur në vitin 2003 në vendgjetjen arkeologjike të zbuluar në Essex, as që kanë paramenduar se në të do të gjejnë shembullin më të parë të varrimit kristian anglosakson mbretëror.
Pas 15 vitesh analize në detaje profesionale, artefaktet do të kthehen në Southend, në mënyrë që për herë të parë të ekspozohen në Muzeun qendror.
Varreza, në të cilën janë gjetur edhe arte
fakte të çmuara, besohet t’i përkasë një princi anglosakson nga shekulli i gjashtë.
Më parë është menduar se është fjala për vendvarrimin Saebert, të mbretit sakson Essex, por analizat e detajuara kanë përcaktuar se varreza është ndërtuar mes viteve 575 e 605. Prandaj, shkencëtarët supozojnë se është fjala për varrin Seaxe, të të vëllait të Saebertit.
Brenda konstruksionit të varrezës prej katër metrash katrroë janë gjetur rreth 40 objekte të rralla e të çmuara.
Pranë arkivolit, me peshë 160 kliogramë (në bazë të të cilit edhe është konstatuar se princi ka qenë rretth 168 centimetra i gjatë) është gjetur edhe shpata e stolisur me ar, që është shenjë se është fjala për një varrim mbretëror.
Sophie Jackson, drejtoreshë e Muzeut arkeologjik të Londrës, ka thënë se askush nuk ka pritur se “gjetja jopremtuese” e vitit 2003 do të bëhet “version i varrezës së Tutankamonit”.
“Vendgjetje mes hekurudhës e rrugës. Nuk prisni se aty do të gjeni një varrezë mbretërore”./gazetametro.net