Nga seriali i famshëm amerikan, “Breaking Bad”, ka një të pa thënë rreth episodeve të tij. Ky serial ka saktësish 62 episode, e krejt kjo lidhet me Sistemin Periodik të elementeve në kimi, shkruan Gazeta Metro.
“Breaking Bad” është një serial dramatik amerikan i krijuar dhe prodhuar nga Vince Gilligan. Seriali u transmetua në SHBA dhe Kanada e më pas në të gjithë botën. Ky serial është prodh i Sony Pictures dhe mund ta gjeni edhe në shqip në disa web faqe që bëjnë përkthimin e këtyre filmave.
Seriali për herë të parë është shfaqur me 20 janar të vitit 2008 dhe ka përfunduar me episodën “Felina” me 29 shtator 2013. “Breaking Bad” është fitues i dy çmimeve “Golden Globes”, 10 çmime “Emmy Awards” dhe 60+ çmimeve tjera.
“Breaking Bad” është serial i bazuar në prodhimin e drogës, ku aktori kryesor është një profesor kimist që vuan nga kanceri në mushkëri.
Seriali ka gjithsej 62 episode dhe arsyeja është sepse në Sistemin Periodik, elementi i 62’të është Samarium. Një izotop i cili përdoret për trajtimin e formave të ndryshme të kancerit, duke përfshirë edhe kancerin e mushkërive, kancer nga i cili vuante edhe personazhi kryesor i filmit. /gazetametro.net