Loading…

‘E ngacmoj për simpatitë e dashuritë e tij’, Thaçi flet për raportin me Endritin

  • 05/05/2026 | 09:02

‘E ngacmoj për simpatitë e dashuritë e tij’, Thaçi flet për raportin me Endritin

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një intervistë për emisionin “Opinion”, ndër të tjera ka folur edhe për raportin me djalin e tij, Endritin.


Ai tha se me të bisedojnë për tema të ndryshme, madje u shpreh se e ngacmon edhe për simpatitë dhe dashuritë e tij.

Thaçi, duke folur për të birin, deklaroi se ai është nëj djalë që po ecën me kohën, e kupton botën dhe siç tha, e do Shqipërinë.

“Nuk thonë kot “më bëj babë të të ngjaj”. Janë duke e vuajtur padrejtësisht mungesën time. Me Endritin bisedojmë për inteligjencën artificiale, teknologjinë informative, muzikën, filmat, sportin dhe bjeshkët, e nganjëherë e ngacmoj edhe për simpatitë apo dashuritë e tij”.

“Çdo herë që më viziton, më sjell ndonjë libër të ri; nga përzgjedhja e librave po kuptoj se ka kultivuar mendimin kritik për fenomenet. Po ecën me kohën. E njeh dhe e kupton botën. Ndihem mirë, e do Shqipërinë”, tha ai

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë