Loading…

E moshuara në Fier vdes nga i ftohti, familjarët: E gjetëm të ngrirë, kishte 10 ditë pa energji elektrike

  • 28/01/2022 | 12:21

E moshuara në Fier vdes nga i ftohti, familjarët: E gjetëm të ngrirë, kishte 10 ditë pa energji elektrike

Liljana Sema kishte tri ditë që kishte vdekur, kur u gjet e pajetë nga vëllai i saj Baçi Gjoleka. Ai bashkë me nipin e tij treguan për mediat se 66-vjeçares kishte dhjetë ditë që i kishin hequr energjinë elektrike pasi nuk kishte pasur mundësi që ta paguante.


Liljana jetonte në kushte të vështira, në një banesë thuajse të shkatërruar dhe çfarëdo që të binte jashtë hynte dhe brenda. Ajo ka tre fëmijë, dy prej të cilëve jetojnë në Itali dhe  një djalë i cili jeton larg.

I biri tregoi se vetëm disa kohë më parë i kishte blerë një ngrohëse për ditëlindje, por as atë nuk kishte një prizë ku mund ta vinte. Kurse, motra e Liljanës tregon për kushtet e vështira në të cilat ajo jetonte, duke mos pasur askënd që t’i vinte në ndihmë.

“Motra ime u martua, bëri 3 fëmijë. Me kushte të vështira, burri dhe vetë e sëmurë. Fëmijët s’i kishte mirë fare. Nuk e ndihmonin fare, mblidhte kanoçe nga Ferrasi në Novoselë. Në atë kasolle ka dhënë shpirt nga ftoma, ç’binte jashtë hynte brenda. Na iku e re.”

Baçi Gjoleka thotë se sipas mjekëve, e motra ndërroi jetë si pasojë e të ftohtit.

“Jam i vëllai. Ne e gjetëm të ngrirë. Ia kishin hequr dritat, kishte 10 ditë. Nuk kishte lekë t’i paguante. Motrës time erdhën ia prenë, ka biznesmenë që s’i paguajnë. Doktori tha ka ngrirë. Nuk ndihmohej nga askush.”

Liljana Sema 66 vjeç ndërroi jetë ndërsa ndodhej e vetme në shtëpi kur i gjithë vendi ishte i mbërthyer nga i ftohti ekstrem me temperaturat që shkuan deri në -17 gradë.

VIDEO KËTU. 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë