Mbrojtësi i krahut të djathtë i Ballkanit, Armend Thaqi mbrëmë kundër Sivasspor hapi serinë e golave në fitoren historike me rezultat 3-4. Ai shënoi një super gol nga distanca, me ç’rast është zgjedhur edhe goli më i mirë i javës në Conference League, transmeton Gazeta Metro.
Goli i Thaqit i shënuar në minutën e 20’të u vlerësua si goli më i mirë i xhiros së tretë në Conference League.
Lidhur me këtë UEFA hapi një votim se cili gol menduan tifozët që ishte më i miri. Në garë me golin e Thaqit ishin edhe golat e shënuar nga Alex Baena (Villareal), Christian Kouame (Fiorentina) dhe Euclides Cabral (Apollon).
Golat e tjerë për skuadrën e drejtuar nga Ilir Daja i shënuan Arbër Potoku, Meriton Korenica dhe Ermal Krasniqi. /gazetametro.net
🟡⚫️ Armend Thaqi’s long-distance hit wins #UECLGOTW 🏅
@Heineken | #UECL pic.twitter.com/hFcWJGY8fq— UEFA Europa Conference League (@europacnfleague) October 7, 2022