Loading…

E mbysin ariun e Prizrenit: Goditet me veturë në mëngjes

  • 11/08/2019 | 13:29

E mbysin ariun e Prizrenit: Goditet me veturë në mëngjes

Në orët e para të mëngjesit të sotëm (03:40), në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një ariu. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore ndërsa ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes.


Gjatë lëvizjes së veturës me targa të Shqipërisë në autostradën “Ibrahim Rugova” , ariu ka dalë në rrugë dhe është goditur nga vetura. Këtë informacion për Sinjalin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Po është e vërtetë, rasti ka ndodhur në autostradën Ibrahim Rugova konkretisht në drejtimin Vërmicë-Prishtinë, në kilometrin e tetë. Është goditur një ari me një veturë me targa të Shqipërisë. Në aksident janë lënduar tre persona dhe ariu ka ngordhur në vendin e ngjarjes”, tha policia për Sinjalin.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ariun problematik që shkaktonte dëme në komunën e Prizrenit. Javë më parë ky ari ishte bërë i famshëm, pasi sipas banorëve, kishte mbytur 38 dele në dy lokacione të ndryshme dhe kishte dëmtuar pesë koshere me bletë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë