Një gol të jashtëzakonshëm e ka realizuar mesfushori i Empolit, Razvan Marin, në ndeshjen kundër Torinos, transmeton Gazeta Metro.
Ai me një goditje të fortë nga jashtë zonës ‘e la në gjumë’ portierin e kombëtares së Serbisë, Vanja Milinkovic-Savic.
Pas disa pasimeve të shpejta nga futbollistët vendas, mesfushori rumun nuk mendoi shumë dhe lëshoi ‘predhën’ drejt portës.
Ndryshe, në këtë ballafaqim për Torinon është duke luajtur edhe mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.
Rezultati momental i takimit 2-1. Këtu mund të shikoni golin e Razvan Marin. /gazetametro.net