Loading…

E konfirmuar: Ilir Dugolli është ambasadori i ri në SHBA

  • 30/11/2021 | 00:04

E konfirmuar: Ilir Dugolli është ambasadori i ri në SHBA

Ilir Dugolli është ambasadori i ri i Kosovës në SHBA.


Këtë e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla në T7.

“Ilir Dugolli është ambasador në SHBA”, tha Gërvalla.

Tutje, ajo shtoi se Dugolli do ta fillojë punën brenda pak ditësh.

“Brenda shumë pak ditësh udhëton për atje dhe fillon punën”, deklaroi Gërvalla.

Kush është Ilir Dugolli?

Ilir Dugolli aktualisht është ambasador i Kosovës në Turqi.

Ai ishte emëruar shef i misionit diplomatik në Ankara në vitin 2019. Emërimi i tij ishte bërë me propozim të zëvendëskryeministrit dhe ministrit të atëhershëm të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollit.

Më herët, Dugolli ka qenë ambasador në Belgjikë.

Ai po ashtu ishte akredituar si ambasador i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Kosovës në Estoni, atëherë me rezidencë në Belgjikë.

Dugolli ka studiuar në Universitetin britanik “Yale” dhe në “Central European University”.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë