Loading…

E konfirmon PDK: Sami Lushtaku kandidat për kryetar të Skenderajit

  • 28/05/2021 | 18:59

E konfirmon PDK: Sami Lushtaku kandidat për kryetar të Skenderajit

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skenderaj ka konfirmuar se Sami Lushtaku do të jetë kandidat i kësaj partie për të marrë postin e të parit të komunës së Skenderajit, shkruan Gazeta Metro.


‘’Kryesia e degës dhe Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti’’, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Lushtaku kishte udhëhequr edhe më herët me Komunën e Skenderajit, por në vitin 2017 hoqi dorë nga kandidatura për shkak se në garë si kandidati pavarur u fut edhe Bekim Jashari, i cili i fitoi zgjedhjet pa ndonjë problem.

Ky është njoftimi i plotë:

Konfirmohet kandidatura e Sami Lushtakut për kryetar të Komunës së Skenderajt
Kryesia e degës së PDK-së në Skenderaj ka mbajtur takim në të cilin ishte i pranishëm edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së z.Enver Hoxhaj.
Kryesia e degës dhe z.Hoxhaj, unanimisht kanë përkrahur kandidaturën e kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku për kryetar të Skenderajt për zgjedhjet lokale që do të mbahet në vjeshtë të këtij viti.
Kryesia e degës ka konfirmuar se kandidaturën e z.Lushtaku e mbështesin të gjitha strukturat e partisë dhe qytetarët e Skenderajt. /gazetametro.net 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë