Loading…

E konfirmon Ministria e Shëndetësisë, shfuqizohet lista e barnave esenciale

  • 23/03/2023 | 16:49

E konfirmon Ministria e Shëndetësisë, shfuqizohet lista e barnave esenciale

Ministria e Shëndetësisë, ka konfirmuar se është shfuqizuar lista e barnave esenciale.


Përmes një njoftimi dërguar mediave, nga kjo ministri kanë bërë të ditur se është anuluar vendimi me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale.

Gjithnjë sipas njoftimit, arsyet për këtë vendim janë disa shkaqe teknike.

“Ju njoftojmë se shfuqizohet Vendimi me Nr. 05-1798 me të cilin është miratuar Lista e re e Barnave Esenciale. Arsyeja e shfuqizimit të këtij vendimi është për disa shkaqe teknike si dhe për shkak se, nxjerrjes së vendimit do t’i paraprijë edhe një tryezë diskutimi publik nga e cila Ministria e Shëndetësisë synon të marrë rekomandime konkrete nga hisedarët, shoqeria civile, shoqatat e profesionistëve, institucionet publike dhe private etj”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë