Loading…

E konfirmon djali i Edi Ramës: Nga tërmeti vdiq edhe një person i afërm i imi

  • 27/11/2019 | 16:34

E konfirmon djali i Edi Ramës: Nga tërmeti vdiq edhe një person i afërm i imi

Tërmeti i fuqishëm i mëngjesit të së martës në Shqipëri, raportohet se ka marrë jetën edhe të dikujt të afërt, të familjes së Kryeministrit Edi Rama, shkruan Gazeta Metro.


Në një postim në rrjetin social, djali i Edi Ramës, Gregor Rama, ka shkruar se mes viktimave të tërmetit të së martës ka dhe persona të afërt me të.

Greg Rama shkruan se “njeriu i tij i afërt së bashku me vëllanë e prindërit janë gjetur nën rrënoja.”

Ja çfarë shkruan më tutje në rrjetin social Greg Rama:

“Mes viktimave të shumta nga kjo fatkeqësi natyrore edhe një njeriu im i afërt së bashku me vëllanë e saj, mamin dhe babin janë gjetur nën rrënoja. Vetëm dy trupa janë nxjerrë deri tani nga gërmadhat e asaj që u shpall ditë zie kombëtare. Ngushëllimet e mia shkojnë për të gjithë viktimat e kësaj fatkeqësie”, shkruan djali i Edi Ramës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë