Kombëtarja e Kosovës do t’i ketë dy mungesa për dy ndeshjet miqësore të këtij muaji, kundër San Marinos dhe Maltës.
Trajneri, Bernard Challandes e konfirmoi se dyshja, Ibrahim Dresevic dhe Arijanet Muric do të mungojnë në këto dy ndeshje.
Dresevic mungon për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Kurse, portieri Muric mungon për shkak të një lëndimi që e ka pësuar me klubin e tij holandez.