Raund i ri i dialogut midis Kosovës dhe Serbisë do të mbahet me 15 qershor, e martë, në Bruksel, njoftoi zëdhënësi i BE Peter Stano, transmeton Gazeta Metro.Â
Takimi do të zhvillohet në mes të presidenti të Serbisë, Aleksandër Vucic dhe kryeministrit të Kosovës Albin Kurti.
“Në takimi do të marrë pjesë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic dhe për herë të parë, Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti,” njoftoi Stano.
Stano shtoi se takimi do të ndërmjetësohet nga shefi i diplomacisë së BE, Josep Borrell dhe përfaqësuesi special i BE për dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajcak./gazetametro.net