Loading…

E kërcënoi pronarin e dyqanit me thikë, shqiptari gjendet i vdekur në makinë

  • 25/06/2022 | 16:07

E kërcënoi pronarin e dyqanit me thikë, shqiptari gjendet i vdekur në makinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 43-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Klodjan Zoga ka ndërruar jetë pas sherrit me pronarin e një dyqani.


Ai kërcënoi me thikë një zejtar, i theu xhamin e dyqanit të tij, u plagos rëndë dhe u largua.

Ai u gjet i vdekur pak kilometra më tutje me makinën me të cilën ishte arratisur.

Klodjan Zoga ishte me banim në Poggiardo dhe punonte murator.

Shqiptari mëngjesin e djeshëm shkoi i armatosur me thikë në Cocumola, duke kërcënuar pronarin e dyqanit me të cilin kishte pasur një mosmarrëveshje në të shkuarën.

Pas kërcënimeve, ai dëmtoi një xham por u plagos dhe u largua me makinën e tij.

Karabinierët u lajmëruan nga shoferët kalimtarë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë