Gjykata Themelore në Gjakovë ka vendosur masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj S.M., i cili po hetohet nën dyshimet për veprën penale të grabitjes, transmeton Gazeta Metro.
Vendimi është marrë pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjakovë, e cila dyshon se ngjarja ka ndodhur në orët e para të 2 gushtit, rreth orës 01:30, në rrugën “Bardhyl Qaushi”. Sipas dosjes së rastit, i dyshuari, duke përdorur një mjet të mprehtë për ta frikësuar viktimën, i ka marrë 50 euro A.M., me synim përfitimin e paligjshëm material.
Sipas pretendimeve të organit të akuzës, pasi viktima ka tentuar të largohej nga vendi i ngjarjes, i dyshuari e ka ndaluar duke e kapur nga qafa dhe ka vazhduar ta ndjekë. Situata, sipas Prokurorisë, është ndërprerë falë ndërhyrjes së dëshmitares E.R.
“Me këtë vendim, i pandehurit E. H., do të mbahet në paraburgim në kohëzgjatje prej një (1) muaji, periudhë kjo që do të llogaritet nga data e arrestimit me 3 gusht 2026 deri më 2 shtator 2026”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, para se të largohej, S.M. dyshohet se e ka kërcënuar sërish të dëmtuarin, duke i drejtuar fjalë me përmbajtje serioze kërcënuese. Bazuar në vendimin e gjykatës, paraburgimi do të llogaritet nga dita e arrestimit, më 3 gusht 2026, dhe do të mbetet në fuqi deri më 2 shtator 2026. Palët e përfshira në procedurë kanë të drejtë që kundër këtij aktvendimi të paraqesin ankesë në Gjykatën e Apelit të Kosovës./gazetametro.net
E grabiti dhe e kërcënoi me vdekje: Prokuroria kërkon paraburgim ndaj një të dyshuari në Gjakovë