Thotë populli; “e keqja nuk vjen vetë” dhe në fakt e keqja këtij vendi nuk i erdhi vetë. Fillimisht i erdhi me kryeministrin Kurti, për të vazhduar me virusin korona dhe për ta shtuar dozën e fatkeqësisë për këtë vend erdhi edhe prishja e mundshme e koalicionit në mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës pikërisht në kohen e pandemisë.
Shkruan – Arton Muhaxheri
Për ata që nuk e njohin Kurtin përtej deklaratave publike që dorën në zemër i ka të sofistikuara dhe të mbështjellura mirë me mashtrim mund të mos e bëjnë shkaktar për situatën e krijuar, por në fakt Albin Kurti është kryefajtori. Askush nuk mund të thotë se Albin Kurti ka qenë i pavetdishëm për pasojat që mund ti ketë në momentin kur ai e shkarkon njeriun më me ndikim në LDK siq është Agim Veliu, mirëpo si mashtrues edhe oportunistë që është e ka shfrytëzuar situatën pandemike për të krijuar problem mbi problem, sepse vetëm kështu ai mund të mbijetoj në skenën politike dhe të duket viktimë në sy të qytetarëve.
Për ata që nuk e njohin Albinin jashtë deklaratave publike unë po ua sjelli në vëmendje disa probleme të Albinit që shpërfaqin karakterin e tij politik prej një egoisti dhe oportunisti. Problemi i parë i Albin Kurtit është fitorja e tij që erdhi krejtësisht simbolike sepse në vazhdimësi ai ka pritur një tjetër fitore, ka pritur një fitore me përmbysje të sistemit me revulucion , me trazira, me dhunë, me gjak dhe viktima , vetëm kështu ai mund të behej pjesë e historisë sepse sipas tij e ka përmbysur nje “regjim”.
Problemi i dytë i Albin Kurtit është se atë e vret e kaluara e tij përmes secilës ai nuk u etablua si një nga kontribuuesit kryesor për çlirimin e Kosovës, pastaj nuk ishte në asnjë proces të rëndësishëm pas çlirimit. Prandaj gjithçka që ka ndodh pas vitit 1999 ai e ka kundërshtuar me të gjitha mjetet, sepse nuk ishte personalisht aty, jo pse nuk e kishte mundësin por sepse refuzoj të ishte.
Problemi i tretë Albin Kurtit ka të bëjë me formësimin e tij si karakter politik. Albini ka frikë nga situatat e zakonshme dhe normale sepse aty humbë është territor i huaj për të, Albini i dëshiron situatat e jashtëzakonshme dhe jonormale sepse vetëm mbi këto situata vjen në shprehje figura e tij. Por Kosova nuk e ka luksin që për një person si Albin Kurti të jetoj gjithmonë me friken se çka do të ndodh nesër, prandaj Albini me vetëdije të plotë po i bënë veprimet që kanë pasoja në prishjen e qeverisë mirëpo po i gjen format me dinake të mundshme për të pasur sa me pak pasoja në sytë e qytetarëve.
(Autori është koordinator i PDK’së dhe kjo opinion paraqet qëndrimet personale të tija)