Loading…

‘E kemi zënë duke fjetur’, Elshani tregon se si policia arrestoi terroristët që sulmuan Banjskën

  • 04/10/2023 | 21:06

‘E kemi zënë duke fjetur’, Elshani tregon se si policia arrestoi terroristët që sulmuan Banjskën

Zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, në emisionin “Frontal” të T7 ka folur për hetimet që janë kryer pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.


Ai ka theksuar se në ditën kritike e kanë gjetur një sulmues duke fjetur teksa ka pasur edhe të tillë që janë janë dorëzuar.

“Detyrë e jona është ta zbatojmë ligjin. Ligji thotë me e përdorë forcën e arsyeshme, aq sa ka nevojë. Nëse dikush plagoset edhe i çon duart, ne e marrim edhe e arrestojmë atë person, sikurse na ka ndodh, edhe përpos që e kemi ndalu, ne i kemi dhënë edhe ndihmën e parë, i keni parë fotografitë që janë publikuar, na tash jemi shtet, nuk jemi hajna, nuk jemi mafi. Njërin e kemi që i ka çuar duart, njërin e kemi zënë si fjetur, qashtu diqysh, kryesorja është se e kemi zënë”, ka shtuar Elshani.

Elshani po ashtu ka shtuar se situata në Veri është normalizuar por që nuk e ka përjashtuar përsëritjen e rasteve të tilla.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë