Gazetari Berat Buzhala komentoi zhvillimet e fundit brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke dhënë një parashikim të zymtë për të ardhmen politike të kësaj partie, përcjell Gazeta Metro.
Në emisionin “Rubikon”, Buzhala tha se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti mund të jetë ai që përfundimisht do ta çojë LDK-në drejt shuarjes politike.
“E ka gjetë butë, e ka gjetë mirë… Albin Kurti, në fund, ka me e mbyllë LDK-në.”
Duke folur për Lumir Abdixhikun, Buzhala ka vlerësuar se një përballje e re elektorale pa disa prej figurave aktuale të partisë mund ta vendosë LDK-në në një pozitë të vështirë. Ai ka paralajmëruar se në një skenar të tillë, partia mund të mbetet edhe jashtë Kuvendit.
“Nëse Lumir Abdixhiku nuk jep dorëheqje dhe ua mësyen zgjedhjeve pa këta që i ka, sepse nuk i fut më në listë, LDK-ja nuk e kalon pragun. Me kë e kalon pragun? Me të Vjosës, a?”, deklaroi ai./gazetametro.net