Loading…

E jashtëzakonshme: Ballkani skuadra e 9’të më e suksesshme në Europë, nga ngritja e koeficientit

  • 07/10/2022 | 11:49

E jashtëzakonshme: Ballkani skuadra e 9’të më e suksesshme në Europë, nga ngritja e koeficientit

Skuadra e Ballkanit mbrëmë shënoi fitore me rezultat 3-4 kundër Sivasspor në Turqi. Njëherazi, ky ishte triumfi i parë i ndonjë skuadre kosovare në grupet e ndonjë kompeticioni europian. Klubi nga Suhareka tani është skuadra e 9’të më e suksesshme në Europë, transmeton Gazeta Metro.


Ballkani pas paraqitjeve shumë të mira në këtë aventurë europiane, zë vendin e nëntë në ranglistën e publikuar së fundmi ku llogaritet ngritja e koeficientit tek të gjitha klubet që marrin pjesë në garat europiane.

Ngritje shumë të lartë ka shënuar edhe skuadra tjetër debutuese në Conference League, Vaduz. Ajo është edhe skuadra më e suksesshme në këtë aspekt.

Ndërsa, klube të tjera me rritje më të lartë të koeficientit se suharekasit janë: Dinamo Zagreb, Djurgardens, Viktoria Plzen, Az Alkmar, Benfica, CFR Cluj dhe Qarabag.

Ndër të tjerash, Ballkani nga tre ndeshjet e para në këtë event ka shënuar shtatë gola, duke qenë skuadra e tretë me sulmin më të mirë në Conference League.

Përveç tyre më shumë gola kanë shënuar vetëm Villareal (11) dhe Az Alkmar (8).

Ndërsa, ka numër të njëjtë të golave me klube si Istanbul Basaksehir, West Ham United, Silkeborg dhe Lech Poznan.

Ballkani ka arritur t’i shënoi një gol CFR Cluj në ‘Fadil Vokrri’, dy Slavia Prague dhe mbrëmë i shënoi katër të tillë Sivasspor.

Pas disfatës së Slavia Prague mbrëmë si vendase kundër CFR Cluj, tani klubi nga Suhareka është bërë lider i grupit G me katër pikë të grumbulluara nga tre ndeshje.

Pikë të njëjta kanë edhe skuadrat e tjera të grupit, ndërsa edhe golaverazhin e kanë të njëjtë. Por, pasi ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja ka shënuar më shumë gola e ka fituar primatin për të qenë lider në grup. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë