Një 46 vjeçar ka vdekur si pasojë e një aksidenti në Vitomiricë të Pejës.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Metro, Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj.
Ibraj konfirmoi gjithashtu se personi i cili ka shkaktuar aksidentin është arrestuar.
“Si pasojë e një aksidenti fatal një person i gjinisë mashkullore (1972) ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi i cili ka shkaktuar aksidentin me automjet është arrestuar, dhe tani do të ndërmarrën masat ndaj tij”, ka thënë Ibraj./Gazetametro.net