Një person nga Ferizaji ka lajmëruar Policinë se është sulmuar me një predhë nga persona ende të panjohur.
Predha kishte rëndë në veturën e tij Renault Clio e cila gjendej e parkuar në oborrin e shtëpisë.
Policia konfirmon se ka dalë në vendin e ngjarjes dhe përpos dëmeve materiale nuk ka të lënduar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt./gazetametro.net