Loading…

E gjen në listën e votimit nënën e vdekur para 6 vjetësh (Video)

  • 04/12/2016 | 14:23

E gjen në listën e votimit nënën e vdekur para 6 vjetësh (Video)

Në procesin zgjedhor për kryetar të Komunës në Drenas që po zhvillohet sot, deri tani janë shënuar disa parregullsi.

Një qytetar ka reaguar pasi që ka parë në Listën e Votuesve emrin e nënës së tij, megjithëse ajo nuk është në mesin e të gjallëve.

Enver Lulaj ka treguar për Ekonomia Online se gjatë kohës sa po votonte e ka parë në Listën e Votuesve dhe emrin e nënës së tij, e cila ka vdekur 6 vjet më parë.

“Kur e pash emrin e nënës reagova. Nëna ka vdekur qe 6 vjet, kjo është e tepërt dhe për atë reagova”, tha Lulaj.

Ai tha se kjo nuk është hera e parë që sheh emrin e nënës së tij në Listën e Votuesve. Madje tha se në zgjedhjet e fundit e kishte parë dhe “nënshkrimin” e saj, pra duket se dikush ka votuar në emër të saj.

Shefqet Bytyqi, menaxher i pikës së votimit në shkollën “Rasim Kiçina”, tha se ky është rasti i parë që po dëgjon që emri i një të vdekur gjendet në listë për të votuar.

Por, Bytyqi tha se çështja e pastrimit të listave i takon Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe jo menaxherëve të qendrave të votimit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë