Loading…

E futi në shtet ilegalisht përmes USB’së serialin ‘Squid Game’: Studenti i Koresë së Veriut do të ekzekutohet me pushkatim

  • 24/11/2021 | 15:53

E futi në shtet ilegalisht përmes USB’së serialin ‘Squid Game’: Studenti i Koresë së Veriut do të ekzekutohet me pushkatim

Një student i Koresë së Veriut do të ekzekutohet për depërtimin ilegal të një kopjeje të serialit “Squid Game” në vend.


Kontrabandisti, një student, thuhet se është kthyer nga Kina me një version dixhital të serisë hit koreano-jugore të ruajtur në një USB të fshehur.

Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegët studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit, shkruan DailyMail.

Kuptohet se ai tani do të ekzekutohet me pushkatim – një nga metodat e zymta me të cilën vriten edhe personazhet në serialin e shumë shikuar.

Besohet se arrestimet u kryen gjatë javës së kaluar në provincën veriore Hamgyong të Koresë së Veriut, e cila kufizohet me Kinën.

Disa mësues thuhet se janë pushuar nga puna ose mund të dëbohen për të punuar në miniera të largëta si ndëshkim për mos-vërejtjen e qarkullimit të USB-ve me përmbajtje ilegale në vend.

“E gjitha filloi javën e kaluar kur një nxënës i shkollës së mesme bleu fshehurazi një USB që përmbante episodet e serialit koreano-jugore ‘Squid Game’ dhe e shikoi atë me një nga miqtë e tij më të mirë në klasë”, tha një burim i zbatimit të ligjit për Radio Free Asia. Burimi tha se dyshja diskutuan për serialin me miqtë që u interesuan dhe blenë kopje prej tij.

Bota distopike e serialit “Squid Game”, në të cilën njerëzit me borxhe të mëdha përballen me njëri-tjetrin në lojërat e fëmijëve koreanë, me lojtarët e humbur që dënohen me vdekje, rezonon qartë me koreano-veriorët që jetojnë nën diktaturë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë