Loading…

‘E furnizon Pfizerin me vaksina’: Ministria e Shëndetësisë ia huq me postimin në Twitter

  • 29/05/2021 | 12:58

‘E furnizon Pfizerin me vaksina’: Ministria e Shëndetësisë ia huq me postimin në Twitter

Përdorimi i Twitter-it po del goxha sfidues për institucionet e Kosovës.


Sidomos, pjesa kur duhet shkruar në gjuhën angleze. Tani është Ministria e Shëndetësisë, e cila lajmin e cilësuar si Amazing News lidhur me blerjen e 1.2 milionë vaksinave, e shoqëron me informatën e gabueshme.

Aty shkruan se “Kosova furnizon me 1.2 milion vaksina në me Pfizerin”.

Gabimi është te pjesa se kush është furnizuesi, si edhe te paqartësitë në fjali, këto janë vënë re menjëherë nga komentuesit.

Ndërkohë, shumë më i kujdesshëm ka qenë shefi i qeverisë, Albin Kurti. Ai e sqaron shumë mirë se kush është shitësi e kush blerësi në rastin e vaksinave.

Ditë më parë, ishte Ministria e Punëve të Jashtme, ajo që u kritikua me të madhe, pas publikimit me shumë gabime të reagimit rreth zhvillimeve në Bjellorusi. Për këto gabime, ka kërkuar falje ministrja, Donika Gërvalla Schwartz.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë