Loading…
E frikshme! Në Britani loja që udhëzon fëmijët të vetëvriten
  • 21/02/2019 | 12:59

E frikshme! Në Britani loja që udhëzon fëmijët të vetëvriten

Një lojë e rrezikshme, që inkurajon fëmijët të dëmtojnë veten dhe në disa raste të vetëflijohen, është përhapur në Britaninë e Madhe, transmeton Gazeta Metro.

Sfida e lojës “Momo” ka frikësuar familjet britanike, pasi një djalë shtatëvjeçar u tha shokëve të tij të shkollës se krijesat e kukullave do t’i vrisnin në gjumë.
Loja “Momo”, përmban një grua të mërzitur me flokë të errët, një grim djallëzor dhe sytë e hapur. Ajo josh fëmijët përmes llogarisë së WhatsApp dhe më pas iu dërgon imazhe dhe udhëzime se si të dëmtojnë veten dhe të tjerët.

“Momo” kërcënon se nëse fëmijët nuk bëjnë atë që ajo thotë, atëherë ajo do t’i mallkojë. Një nënë britanike ka paralajmëruar prindërit se loja e rrezikshme mund të ketë kaluar në Mançester, duke raportuar se vdekja e një vajze 12-vjeçare në Argjentinë ishte e lidhur me “Momo-n”.

Prindi i shqetësuar, i cili kërkoi të mbetet anonim, tha se ishte ‘thellësisht e alarmuar’ kur mësuesi i fëmijës së saj 7-vjeçar i tha se ai ishte duke kërcënuar nxënësit e tjerë në shkollë. Pasi e diskutoi me djalin e saj, ajo zbuloi se ai ishte ndikuar nga sfida “Momo” dhe në një postim në grupin Facebook të Love Westhoughton ajo zbuloi gjërat e tmerrshme që “Momo” i kishte thënë atij të bënte. Ajo tha: ‘Kur shkova tek shkolla, mësuesja kërkoi të më fliste. Ajo tha se kishte bërë tre fëmijë që të qanin duke u thënë atyre se ‘”Momo” do të shkonte në dhomën e tyre gjatë natës dhe do t’i vriste’./gazetametro.net

Më të fundit
...
  • 22/03/2019 | 23:46
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë