Loading…

E fajësoi Osmanin për mos liberalizim të vizave, këshilltari i presidentes reagon ndaj Isa Mustafës

  • 23/06/2022 | 19:58

E fajësoi Osmanin për mos liberalizim të vizave, këshilltari i presidentes reagon ndaj Isa Mustafës

Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj ish liderit të LDK’së, Isa Mustafa, i cili e fajësoi Osmanin për mos liberalizim të vizave, transmeton Gazeta Metro.


Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se në maj të 2016-të uroi për liberalizim vizash para kohe, duke ushqyer shpresën e rreme te qytetarët.

Ai ka thënë se Mustafës i ka munguar qartësia dhe se urimi i tij për liberalizim më 2014 ende është valid!

“Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin!” ka shkruar ai në Facebook.

Postimi i tij i plotë:

Paaftësia e mbështjellur me urim

Urime liberalizimi, urime Kosovë!

Ky mesazh triumfalist urimi është dhënë më 4 maj 2016. Bashkë me mesazhin është postuar edhe një foto në të cilën shihet z.Isa Mustafa, që me dorën në maus dhe koncentrimin me sytë katër, të bëhej sikur lajmin për liberalizim do ta pranonte me një klikim.

Z.Mustafa, ju fatkeqësisht uruat para kohës. Ju fatkeqësisht ushqyet shpresën e rreme për qytetarët e këtij vendi, sërish para kohe. Ju në atë kohë përdorët pretendimin se ka kritere të veçanta për shtete të veçanta.

Sot jemi këtu, pa e ngjallur shpresën e rreme, pa justifikime për kritere shtesë apo formulime të tilla.

Siç e keni dëgjuar/lexuar, Presidentja Osmani, si asnjëherë më parë në historinë politike të Kosovës, qartë dhe prerazi tha: Kemi dëgjuar shumë deklarata përkrahëse për Kosovën. Së pari, për perspektivën evropiane të saj, së dyti për liberalizimin e vizave dhe e treta për rreshtimin e plotë të Kosovës me BE-në sa i përket sanksioneve ndaj Rusisë. Duhet të shkojmë tash nga fjalët në veprime. Na duhen hapa konkretë përveç thjesht deklaratave. Duhet të merret vendimi për liberalizim të vizave”.

Z.Mustafa, tre rreshtat e fundit të kësaj fjalie, ishte dashur t`i thoni ju më 2016, porse nuk patët guxim. Strukja karshi situatës atëkohë ka prodhuar situatën e sotme, kur ne vazhdojmë të jemi të izoluar.

Z.Mustafa, në deklarimet e Presidentes Osmani nuk pati shpresë të rreme, por pritje realiste. Ju ia keni bërë hyzmetin, sot po i korrim frutat e politikës suaj të paaftë.

Juve ju ka munguar qartësia, por sot në krye të shtetit e keni zonjën Osmani, e cila siç tha më të drejtë gazetari gjerman: e qartë kristal, argumentuese, e diferencuar, pozitive dhe retorikisht e përsosur.

Mbase për ju z.Mustafa, urimi për liberalizimin më 2014 ende është valid! Apo, shpresoj ta keni ndërruar kalendarin!

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë