Loading…

E dhimbshme: Momenti kur babai përshëndetet me vajzën, ndërsa ai qëndron mbrapa të luftojë

  • 24/02/2022 | 18:26

E dhimbshme: Momenti kur babai përshëndetet me vajzën, ndërsa ai qëndron mbrapa të luftojë

Pamje të dhimbshme kanë ardhur tërë ditën nga Ukraina pas fillimit të luftës atje, me shumë njerëz që po ikin nga qytetet ukrainase si refugjatë drejt perëndimit, transmeton Gazeta Metro.


Në mënyrë masive ukrainasit po ikin nga qytetet kryesore të Ukrainës, duke kërkuar shpëtim nga lufta që sapo ka filluar atje pas agresionit rus në orët e hershme të mëngjesit.

Një video ka qarkulluar gjatë ditës ku shihet një burrë i cili përshëndetet me familjen e tij, gruan dhe të bijën, teksa ato ikin drejt një vendi më të sigurtë ndërsa burri qëndron mbrapa për të luftuar ndaj forcave pushtuese ruse.

Pamje të këtilla janë shumë të zakonshme tash pas fillimit të luftës, sidomos nga kryeqyteti Kievi, ku mijëra vetura shihen duke u larguar dhe krijuar një trafik të bllokuar në rrugët kryesore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë