Loading…

‘E çuditshme se si LDK e konteston Thaçin, kur kjo parti e bëri President’

  • 07/07/2018 | 09:59

‘E çuditshme se si LDK e konteston Thaçin, kur kjo parti e bëri President’

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, duke folur rreth udhëheqjes së dialogut me Serbinë nga presidenti Hashim Thaçi, thotë duhet të respektohet autoritetit i tij kushtetues.


Gashi tha se nëse nuk iu pëlqen presidenti si udhëheqës i dialogut, atëherë duhet të fillohet procesi i shkarkimit të tij.

“Me Kushtetutë presidenti i Kosovës edhe e përfaqëson Kosovën jashtë edhe ka të drejtë në nënshkruajë ose të marrë pjesë në bisedime të tilla. Pra nuk është se presidenti Thaçi është duke bërë ndonjë shkelje sa i përket rolit të tij institucional. Natyrisht që presidenti Thaçi do të duhej të kishte një konsensus më të gjerë politik sepse do të i ndihmonte procesit edhe atij vetë si individ dhe ka një konsensus sa i përket përfaqësimit instucional që duhet të jetë presidenca, duhet të jetë parlamenti i përshirë në bisedime, duhet të jetë qeveria edhe partitë politike”, tha Gshi, për Ekonomia Online.

Gashi tha se është e çuditshme se si Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) është duke e kundërshtuar presidentin që të zhvillojë këto bisedime pasi që në fillim po e njëjta parti ka qenë mbështetëse e tij për president

“Me të vërtetë është çudi kur LDK-ja sot del me kundërshtuar Hashim Thaçin dhe e dimë që ata këmbët i kanë thyer me e bërë Hashim Thaçin president dhe kanë hy në konflikte të brendshme partiake. Kanë bërë shit-blerje të posteve politike. Sot i kemi dy ambasadore të LDK-së, që janë rrjedhojë e këtyre bisedimeve të presidentit Thaçi”

“…sot po e njëjta parti me dalë me kundërshtuar legjitimitetin e të njëjtit njeri që deri pak më shumë se një viti nuk kanë lënë gjë pa bërë për ta bërë president. Tani duhet LDK ose disa individë të LDK-së të sqarojnë opinionin se si u bë i keq tash për një kohë kaq të shkurtër, kurse LDK është parti institucionale që duhet të respektoj institucionet dhe presidenti është institucion”, tha Gashi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë