Loading…

E çuditshme: 4 kosovarë nga Prizreni vjedhin bankomatin

  • 29/03/2018 | 10:03

E çuditshme: 4 kosovarë nga Prizreni vjedhin bankomatin

Një rast i vjedhjes ka ndodhur në Prizren me saktësisht në rrugën Ëilliam Ëalker, ku katër persona të maskuar dhe të armatosur kanë vjedhur një bankomat të një banke.


Në bazë të kamerave të sigurimit është kuptuar se katër personat kanë vjedhur bankomatin, por nuk u eci gjithçka mbarë, shkruan gazetametro.net.

“ Ankuesi mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se përmes kamerave të sigurisë është vërtetuar se katër persona të maskuar dhe të armatosur, kanë ngarkuar në një veturë bankomatin e një banke dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Gjatë punës në terren njësitë policore kanë gjetur bankomatin, të cilin të dyshuarit e kishin hedhur skaj rrugës”, thonë Policia.

Policia e Kosovës gjatë hetimit të këtij rasti ka gjetur bankomatin në skaj të rrugës, ku pas hapjes së bankomatit është vërtetuar se paratë gjendeshin të paprekura.

“Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe zyrtarët e bankës, të cilët pas hapjes së bankomatit kanë vërtetuar se kutitë ku gjendeshin paratë janë të paprekura dhe të blombuara”, thuhet tutje aty.

Hetimet për këtë rast, siç njofton Policia, janë duke vazhduar ndërkohë që të dyshuarit nuk janë kapur akoma./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë