Loading…

E arrestuan dhe e lanë të ‘vetëm’, si u arratis i riu shqiptar nga Policia (Video)

  • 18/04/2017 | 17:38

E arrestuan dhe e lanë të ‘vetëm’, si u arratis i riu shqiptar nga Policia (Video)

Shërbimi i Shqipërisë për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave ka nisur hetimet për arratisjen e një të riu nga komisariati i Shkodrës. Kohën kur ndodhi ngjarja në ambientet e policisë kishte pak policë.


Kel Doçi u përlesh me policin dhe u arratis momentin kur po futej në dhomën e izolimit.

Policia e Shkodrës ka nxjerrë fakte të reja mbi largimin e 24 – vjeçarit, që ishte shoqëruar në komisariat pas një përplasje me armë zjarri.

SHÇBA po heton mbi ngjarjen që ndodhi në policinë e Shkodrës. Nga sa mësohet, 24 – vjeçari u arrestua nga Forcat e rendit dhe ishte vendosur në dhomat e izolimit.

Pas disa orësh, oficeri i Krimeve kërkoi ta merrte në pyetje. Në ato momente, duke qenë se pjesa më e madhe e forcave të rendit ishin në aksion për arrestimin e dy personave tjerë të dyshuar, si autorë të ngjarjes së ndodhur ku pati edhe të shtëna me armë.

Por shumë punonjës të tjerë ishin në stadium për të siguruar mbarëvajtjen e ndeshjes Vllaznia – Partizani dhe brenda ambienteve të komisariatit ishin shumë pak policë.

24 – vjeçari u dërgua në katin e tretë për t’u marrë në pyetje dhe ishte pa pranga në duar, shkruan ABC News.

Oficerit i është dashur të marrë dikë tjetër në pyetje për një ngjarje më urgjente dhe urdhëroi ridërgimin e Doçajt në dhomën e izolimit. Gjatë kthimit, 24 – vjeçari është përplasur fizikisht me policin dhe ka mundur të ikë me vrap dhe pse i duheshin 300 metra për të dale nga rrethimi.

Menjëherë nga stadiumi kanë mbërritur forcat e rendit të cilat kanë bërë rrethimin e zonës, por ka qenë e pa mundur gjetja e tij. Dhe pse janë bërë kontrolle të shumta, Mikel Doçi nuk është kapur.

Aktualisht janë marrë masat e pezullimit ndaj dy efektivëve të policisë dhe masa disiplinore të rënda ndaj isnpektorit të Krimeve dhe 3 policëve tjerë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë