Loading…

E ardhmja ka ardhur: Roboti shëtit ngeshëm mes njerëzve? (VIDEO)

  • 21/08/2018 | 11:14

E ardhmja ka ardhur: Roboti shëtit ngeshëm mes njerëzve? (VIDEO)

Në Twitter është publikuar një video, e cila paraqet një robot humanoid, i cili shëtit lirisht nëpër oborr. Këtë video shumëkush e ka quajtur apokaliptike.


Në video-klipin, i cili zgjat 14 sekonda, roboti me gjymtyrë të zeza e të portokallta kalon pranë kameramanit dhe e vështron rrethinën, transmeton gazetametro.net.

Një detaj interesant, të cilin e ka zhiruar kamera, janë sytë e tij, të cilët në masë të madhe ngjajnë me të njeriut.

Kjo video ka tërhequr vëmendjen e shumë personaliteteve të njohura në Twitter, duke përfshirë edhge iluzionistin britanik Derren Brown dhe autorin e romanit “Trainspotting”, IrvineWelsh,

Përdoruesit e rrjetit shoqëror Twitter i kanë shpërndarë fotografitë e Terminetatorit, duke vënë komente në të cilat kanë thënë se na pret apokalipsa.

Për fat, sipas medieve, fjala është për alarm të rrejshëm. Roboti humanoid s’është gjë tjetër pos një efekt special i bërë mirë për serialin e filmave të shkurtër post-apokaliptikë./gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë