Loading…

Dyshohet se u abuzua nga njerku, 10-vjeçarja zbulohet shtatzënë në muajin e gjashtë në Argjentinë

  • 04/11/2026 | 11:38

Dyshohet se u abuzua nga njerku, 10-vjeçarja zbulohet shtatzënë në muajin e gjashtë në Argjentinë

Një vajzë 10-vjeçare është dërguar në spital në Santiago del Estero të Argjentinës, pasi ankohej për dhimbje barku. Gjatë kontrollit, mjekët zbuluan se ajo ishte në muajin e gjashtë të shtatzënisë.


Dyshimet për abuzim seksual u ngritën pasi nëna tregoi se e bija nuk kishte pasur menstruacione për një kohë të gjatë. Sipas burimeve policore të cituara nga “InfoBae”, e mitura dyshohet se ishte abuzuar seksualisht nga njerku i saj në shtëpinë familjare, në El Bacho, shkruan Metro.

Gjyshja e vajzës ka deklaruar për “Noticiero 7” se më herët e kishte paralajmëruar nënën që të mos i besonte këtij burri, me të cilin e mitura ishte njohur përmes telefonit. Ajo ka rrëfyer gjithashtu se edhe vetë ishte abuzuar seksualisht kur ishte vetëm tetë vjeçe.

Ndërkohë, mësuesja e vajzës tha se nuk kishte vërejtur asnjë sjellje të pazakontë tek ajo. “Ajo është një vajzë e qetë, i bën detyrat e shtëpisë. Nuk kam vërejtur asnjë sjellje të pazakontë tek ajo dhe asnjëherë nuk ka pasur ndonjë krizë”, deklaroi mësuesja.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë