Loading…

Dyshohet për sabotim në gazjellësin rus ‘NordStream’, u dëgjuan shpërthime të mëdha nën det

  • 27/09/2022 | 23:43

Dyshohet për sabotim në gazjellësin rus ‘NordStream’, u dëgjuan shpërthime të mëdha nën det

“Zërat” për sabotim në gazsjellësin rus të gazit natyror “Nord Stream” po shtohen pasi brenda 24 orëve, tre linja nën det të sistemit në Baltik pësuan dëme të konsiderueshme, ndërsa tash ka rrjedhje të madhe të gazit në Baltik, transmeton Gazeta Metro.


Në të njëjtën kohë, sizmologët në Danimarkë dhe Suedi regjistruan të hënën shpërthime të forta në zonat ku u vërejtën rrjedhje në tubacionin Nord Stream, siç raportohet nga Qendra Kombëtare Sizmologjike Suedeze (SNSN) e Universitetit Uppsala.

Kompania administruese e gazsjellësit rus, Kremlini, qeveria gjermane, Polonia dhe Danimarka nuk e përjashtojnë mundësinë e sabotimit.

Ministri gjerman i Ekonomisë Robert Habeck u tha udhëheqësve të biznesit se rrjedhjet ishin për shkak të sulmeve të shënjestruara në infrastrukturë dhe Berlini tani e dinte me siguri “se ato nuk ishin shkaktuar nga dukuri ose ngjarje natyrore ose lodhje materiale”.

Në një deklaratë sot, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se mundësia e sabotimit nuk mund të përjashtohet, ndërsa fotot dhe videot e shpërndara në rrjet nga vendi ku ka ndodhur rrjedhja tregojnë seriozitetin e situatës.

Siç njoftoi kompania menaxhuese “Nord Stream AG” , brenda një dite, tre linja nënujore të gazsjellësit “Nord Stream” në Baltik pësuan dëme “të paprecedentë”, ndërsa analistët politikë i referohen ndërhyrjes së një “dore të huaj.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë