Loading…

‘Dyfytyrësi e llojit të vet’ – Ymeri ‘demaskon’ Abdixhikun: Refuzoi dorëzimin e mandatit, më pas kërkoi verifikimin e tyre

  • 02/09/2026 | 20:28

‘Dyfytyrësi e llojit të vet’ – Ymeri ‘demaskon’ Abdixhikun: Refuzoi dorëzimin e mandatit, më pas kërkoi verifikimin e tyre

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, dha detaje të reja pas qëndrimit të saj kundër kandidaturës së Bekim Sejdiut për president, përcjell Gazeta Metro.


Në një deklaratë për “Nacionale”, Ymeri deklaroi se gjatë diskutimeve të fundit njëri prej gjashtë deputetëve që kanë dalë kundër marrëveshjes i ka kërkuar kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që të heqë dorë nga mandati.

Sipas saj, Abdixhiku nuk e ka pranuar kërkesën. Ymeri më pas ka treguar se, pasi ka zbritur në sallë, kreu i LDK-së u ka kërkuar deputetëve që të bëjnë verifikimin e mandateve.

“Kjo është dyfytrësi e llojit të vetë. Ka qenë njëri nga deputetët që ka kundërshtu dje dhe ka thënë a do ta dorëzojë mandatin dhe ky i ka thënë jo. Momentin që ka zbritur poshtë ka thënë le të verifikojnë mandatet”, deklaroi ajo./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë