Loading…

Dyfishohet numri në 10 vitet e fundit: Ja sa amerikanë identifikohen si LGBTQ

  • 18/02/2022 | 17:04

Dyfishohet numri në 10 vitet e fundit: Ja sa amerikanë identifikohen si LGBTQ

Më shumë amerikanë identifikohen si pjesë e komunitetit LGBTQ sot sesa para 10 vitesh, transmeton Gazeta Metro.


Diskutohet shumë rreth asaj se a janë minoritet i papërfillshëm njerëzit që identifikohen si pjesë e këtij komuniteti apo numri i tyre rritet ҫdo ditë e më shumë. Zakonisht në vendet më liberale, si Amerika, diskutime të tilla tregojnë se shoqëria po ndryshon tepër, tregojnë se njerëzit janë më të lirë dhe nuk ngurrojnë të tregojnë orientimet e tyre seksuale.

Përqindja e të rriturve amerikanë që i thanë kompanisë ”Gallup” se identifikohen si LGBTQ është dyfishuar që nga viti 2012, sipas raportit të sondazhit, nga 3.5% e amerikanëve më pas në 7.1% e amerikanëve në 2021.

Por, numrat ndryshojnë kur flasim për gjeneratat më të reja. Sipas Gallup, rreth 21% e të rriturve të lindur midis viteve 1997 dhe 2003 identifikohen si LGBTQ, shkruan CNN.

Ndërkohë, 10.5% e brezit që përfshin të rriturit e lindur midis viteve 1981 dhe 1996, identifikohen si pjesëtarë të këtij komuniteti.

Martesat mes gjinisë së njëjtë lejohen në SHBA, ndërsa ky komunitet kohëve të fundit po ashtu përbën pjesë të rëndësishme të elektoratit amerikan dhe të drejtat e tyre zgjerohen edhe më tej. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë