Roma ka siguruar kualifikimin për në Ligën e Evropës sezonin e ardhshëm.
Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho mposhti sonte Spezian, në kuadër të javës së 38-të dhe të fundit të këtij sezoni në Serie A.
Ndeshja e zhvilluar në “Olympico” përfundoi me rezultatin 2:1.
Pikët e plota romakëve dhe një vend në Ligën e Evropës ia siguroi Paulo Dybala, i cili shënoi nga penalltia në minutën e 89-të.
Paraprakisht për vendasit kishte shënuar Nicola Zalewski, në minutën e 43-të.
Për skuadrën mysafire golin e vetëm e shënoi Dimitrios Nikolaou, në minutën e gjashtë.
Roma e mbyll sezonin me 63 pikë në pozitën e gjashtë.
Ndërkaq, Spezia i shpëtoi rënies edhe falë humbjes së Hellas Veronas ndaj Milanit.
Spezia sezonin e mbyll me 31 pikë në pozitën e 17-të. /Gazeta Express/