Loading…

Dy vrasje brenda pak orësh në Suharekë, policia jep detaje

  • 17/03/2019 | 13:18

Dy vrasje brenda pak orësh në Suharekë, policia jep detaje

Dy vrasje brenda pak orësh në Suharekë. Vrasja tjetër ka ndodhur në fshatin Studenqan. Ndonëse nuk dihen motivet e kësaj vrasjeje mësohet se ato janë familjare, transmeton Gazeta Metro.


Rastin e konfirmoi për Gazeta Metro zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

“Mund të konfirmoj se ka ndodhur një vrasje në fshatin Studenqan. Më shumë nuk dimë, për këto dy vrasje që kanë ndodhur sot në Suharekë do të mbahet një konferencë e Policisë në Prishtinë”, tha Gashi për Gazeta Metro.

Pak më herët është raportuar për vrasjen e një 30 vjeçari në këtë komunë e cila ishte kryer në një lokal të lojërave të fatit.

Ai ka bërë të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë të gjitha ekzaminimet e nevojshme për zbardhur rastin.

“Po, sot ka ndodhur një vrasje në Suharekë në një lokal nate. Të gjitha njësitet janë duke u marrë me rastin përfshirë drejtorinë.  Jemi në fazqën fillestare të hetimeve viktima është i gjinsië mashkullore, dhe është rreth moshës 30 vjeçare”, ka thënë Gashi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë