Loading…

Dy vjedhje të rënda në Prishtinë – Policia jep detaje

  • 02/10/2023 | 08:56

Dy vjedhje të rënda në Prishtinë – Policia jep detaje

Dy raste të vjedhjeve të rënda janë në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.


Në rastin e parë, një grua ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në banesën e saj dhe kanë kryer vjedhje.

“VJEDHJE E RËNDË- Prishtinë. 01.10.2023 – 08:00. Ankuesja femër kosovare ka informuar se persona të panjohur kanë depërtuar në banesën e saj dhe nga aty kanë kryer vjedhje. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedura të mëtejme hetimore.”

Ndërsa në rastin e dytë, një burrë ka raportuar se i është thyer xhami i veturës dhe i është vjedhur një revole që e kishte me leje, disa fishekë, një çantë me para të gatshme dhe disa kartela bankare.

“Prishtinë,01.10.2023-19:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se i ishte thyer xhami i veturës dhe nga vetura i janë vjedhur një revole për të cilën posedonte leje, disa fishekë dhe një çantë në të cilën ka pasur para te gatshme dhe disa kartela bankare. Rasti nën hetime.”

Për asnjërin rast  nuk ka të arrestuar.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë