Loading…

Dy vite nga ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë

  • 09/05/2017 | 09:08

Dy vite nga ngjarjet në Lagjen e Trimave në Kumanovë

Sot mbushen dy vjet nga konflikti i armatosur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, i cili zgjati dy ditë, me ç’rast jetën e humbën 10 pjestarë të grupit të armatosur dhe tetë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, ndërsa katër ishin plagosur rëndë.


Në këtë shkëmbim zjarri jetën e humbën Xhafer Zimberi , Valon Kabashi, Turgaj Gashi, Arben Rexhaj, Samit Kastrioit, Hisen Rushiti, Fatlum Vishesella, Mirsad Ndrecaj , Beg Rizaj, Nusret Kaloshi.

Kurse u arrestuan dhe akoma nuk ka përfunduar gjykimi edhe për disa pjesëtar tjerë të grupit të armatosur, në mesin e të cilëve janë: Enver Klain, Landrit Rustemi, Refki Dogani, Hajrush Avdia, Betim Kabashi, Shefqet Hallaqi, Bek Bajra, Fatmir Reçica, Fadil Elshani, Ardian Bujari, Esat Kafexholli, Lirim Krasniqi. Valdet Zekaj, Mirsad Qerimi, Demë Shehu, Sami Ukshini, Genci Sefa, Andi Krasniqi ose Muhamet Krasniqi dhe Bajram Elshani.

Gjatë të shtënave jetën e humbën Isamedin Osmani, Lubisha Arangjeloviq, Boban Ivanoviq, Goran Ilijevski, Zharko Kuzmanovski, Sasho Samojllovski, Nenad Serafimovski dhe Goran Stojmenoviq.Për ngjarjet në Lagjen e Trimave, nga shkurti i vitit 2016 në Gjykatën penale të Shkupit zhvillohet seancës gjyqësore kundër 29 personave të cilët ngarkohen për vepra të bëra penale “Organizatë terroriste” dhe “terrorizëm”.

Të gjithë 29 të akuzuarit për ngjarjet në Kumanovë para Gjykatës u deklaruan se nuk ndjehen fajtorë.Rasti më vonë u bashkua me rastin “Vetëtima”, në të cilin zhvillohet procedurë kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e trimave”, me çka numri i të akuzuarve është rritur në gjithsej 37. Procesi gjyqësor për të akuzuarit në këtë rast akoma zgjat.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë