Në aksidentin e sotëm në fshatin Dollc të komunës së Klinës, kanë humbur jetën dy persona, nga fshati Doblibarja i Gjakovës, ndërsa lëndime kanë marrë tre persona të tjerë.
Bëhet e ditur se viktimat kanë qenë dy vëllëzërit Anton Gjoni (1986) dhe Driton Gjoni (1992).
Të afërmit e vëllëzërve Gjoni kanë shpërndarë fotografi në rrjetet sociale.
Ndryshe Policia ka theksuar se vikitmat kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes dhe vdekjen e tyre e kanë konstatuar stafi mjekësor./Gazetametro.net