Dy pjesëtarë të ushtrisë amerikane janë shpëtuar pasi helikopteri i tyre AH-64 Apache u rrëzua pranë brigjeve të Omanit gjatë një patrullimi në ujërat rajonale, ka bërë të ditur të martën Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM), transmeton Gazeta Metro.
Sipas njoftimit, ekuipazhi u shpëtua nga forcat amerikane rreth dy orë pas incidentit dhe gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme.
Shkaku i rrëzimit ende po hetohet, ndërsa autoritetet ushtarake nuk kanë dhënë detaje të mëtejshme për incidentin.
CENTCOM sqaroi se operacioni i shpëtimit u udhëhoq nga Forcat Detare të Komandës Qendrore dhe Divizioni i 82-të Ajror, me mbështetjen e forcave ajrore dhe detare amerikane, përfshirë Task Forcën 59 të Flotës së 5-të të SHBA-së.
“”Përpjekjet e shpëtimit u drejtuan nga Komanda Qendrore e Forcave Detare Amerikane dhe Divizioni i 82-të Ajror, me mbështetjen e njësive të Forcave Ajrore dhe Marinës Amerikane, përfshirë Task Forcën 59 të Flotës së 5-të Amerikane,” tha CENTCOM.”/gazetametro.net