Loading…

Dy të rinjë injektohen me drogë në mes të Prishtinës

  • 01/04/2019 | 16:25

Dy të rinjë injektohen me drogë në mes të Prishtinës

Sot në Prishtinë në hapsirë publike, dy të rinjë shihen tek injektohen me drogë, transmeton Gazeta Metro.


Në parkun e lagjës Ulpiana gjatë ditës së sotme dy të rinjë janë xhiruar duke u injektuar me drogë.

Në videon në fjalë  shihet se këta persona janë munduar që të fshihen prapa një peme mirëpo, aty shihen duke luajtur fëmijët në këtë park.

Dëshmitari i rastit thotë se  kontaktuar policinë, por të njëjtit i kanë thënë se kanë ngjarje më të rëndësishme.

“E kena thirrë policinë s’di sa herë, edhe na kanë thanë se kena raste me ma me prioritet. Kishin thirr edhe shumë banorë tjerë ma herët në polici”, ka treguar ai.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka thënë për lajmi.net, se në polici nuk është raportuar asnjë rast i tillë.

“Nuk kemi të evidentuar ndonjë pranim të informatës së tillë. Në cilëndo situatë kur marrim informacion për veprime të cilat kërkojnë trajtim nga ana e policisë, ne dalim në vendin e ngjarjes dhe ushtrojmë autorizimet tona konform kompetencës”, ka thënë Borovci.

Më poshtë video me pamje shqetësuese të dy këtyre personave që po injektoheshin me drogë në hapsirë publike./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë