Loading…

Dy të arrestuar për vrasjen e Selatin Janjevës në Novi Pazar të Serbisë

  • 03/10/2020 | 16:42

Dy të arrestuar për vrasjen e Selatin Janjevës në Novi Pazar të Serbisë

Dy persona janë arrestuar në Serbi për vrasjen e biznismenit nga Kosova, Selatin Janjeva, pronar i kompanisë turistike, “Selo Tours”.


Janjeva u vra të enjten mbrëma afër shtëpisë së tij në Novi Pazar, teksa mediat serbe raportojnë se sot janë arrestuar dy persona.

E.S, viti i lindjes 1981 është arrestuar si i dyshuar për kryerjen e krimit, teksa J.P i lindur më 1968 është arrestuar nën dyshimin për ndihmë në kryerjen e vrasjes.

Sipas dyshimeve, E.S, më 1 tetor, rreth orës 7 të mbrëmjes në Novi Pazar, pas një diskutimi të shkurtër ka shtënë  disa herë me pistoletë në drejtim të Janjevës, i cili nga plagët e marra ka ndërruar jetë, shkruan lajmi.net.

Bashkë me J.P, të arrestuarin tjetër,  më pas ai është larguar nga vendi i ngjarjes.

Trupi i Janjevës u soll në Kosovë ku edhe u bë varrimi i tij dje

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë