Loading…

Dy të arrestuar për falsifikim të parave në Podujevë

  • 25/01/2017 | 17:54

Dy të arrestuar për falsifikim të parave në Podujevë

Dy persona janë arrestuar rreth orës 17:00 në qendër të Podujevës nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike pasi të njëjtit dyshohet se janë marrë me falsifikim të të hollave


Rastin për Indeksonline e ka konfirmuar Antigona Çitaku, zëdhënëse në Stacionin Policor të Podujevës, ku sipas saj, zyrtarët e këtij stacioni kanë bërë asistim në një rast të hetuar nga Njësiti Kundër Krimeve Ekonomike.

“Rasti i arrestimit të dy personave ka ndodhur rreth orës 17:00 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë, ku njësitet përkatëse të Stacionit Policor në Podujevë kanë asistuar Njësitin kundër Krimeve Ekonomike”, ka thënë Çitaku.

Të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor për intervistim, ndërsa më vonë prokurori i rastit do të jep urdhër për ndalimin apo lirimin e tyre.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë