Loading…

Dy të arrestuar në Mitrovicë për armë e narkotikë

  • 19/02/2017 | 14:07

Dy të arrestuar në Mitrovicë për armë e narkotikë

Në mëngjesin e sotëm janë arrestuar dy persona në Mitrovicë, pasi që në banesën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar një armë dhe një sasi e narkotikëve


Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili ka treguar se të arrestuarit i përkasin moshës 39 dhe 19 vjeçare.

“Hetuesit Policor në kuadër të sektorit të hetimeve rajonale në Mitrovicë, në mëngjesin e sotëm kanë konfiskuar një armë dhe një sasi substancë të dyshuar narkotike. Si rezultat i analizimit dhe përpunimit të informatave dhe dëshmive të siguruara për posedim të armës, hetuesit Policor sot në Mitrovicë në banesën e të dyshuarve kanë konfiskuar armën e llojit pistoletë. Përveç armës, brenda banesës së të dyshuarve është gjet një sasi e substancave të dyshuara narkotike. Me ç’rast janë arrestuar dy të dyshuar Y.K. 39 vjeçar, dhe A.H. 19 vjeçare, ku pas procedurave intervistuese janë liruar për procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se ndaj dy të dyshuarve është iniciuar rast për ”mbajtje në pronësi kontroll i paautorizuar i armës” dhe ‘’ blerje, posedim, shpërndarje të substancave narkotike”.

Bëhet e ditur se hetimet e mëtejme për substanca narkotike po i zhvillon njësia në kuadër të “Drejtorisë për Hetimin e Narkotikëve”. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë