Loading…

Dy skuadrat e mëdha italiane ku mund ta shohim Hysajn në sezonin e ardhshëm

  • 05/06/2021 | 22:27

Dy skuadrat e mëdha italiane ku mund ta shohim Hysajn në sezonin e ardhshëm

Mbrojtësit që janë në skadim të kontratës te Napoli, Elseid Hysaj dhe Nikola Maksimovic janë në krye të listës së dëshirave të Lazios.


Siç raportohet nga transmetuesi radiofonik italian “Radiosei”, “Biancocelestët” janë të interesuar për dy mbrojtësit e Napolit të cilëve iu skadon kontrata dhe do të jenë lojtarë të lirë në fund të këtij muaji.

27-vjeçari Hysaj është i preferuari i trajnerit të ri të mundshëm Maurizio Sarri, dhe kështu sigurimi i shërbimeve të shqiptarit do të kënaqte padyshim trajnerin italian 62-vjeçar, i cili është ende në bisedime me klubin romak në lidhje me pozicionin e trajnerit, përcjellë KosovaPress.

Fiorentina gjithashtu i ka bërë një ofertë Hysajt dhe klube të tjera janë të etur përshërbimet e tij, duke siguruar një konkurrencë të madhe për Lazion.

Klubi romak po kërkon gjithashtu të nënshkruajë me qendërmbrojtësin serb 29-vjeçar Maksimovic, i cili ndan të njëjtin agjent me Sarrin, Fali Ramadani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë