Loading…

Dy shqiptarë tmerr gjermanes, armën në kokë, e lidhin në karrige

  • 13/04/2017 | 18:06

Dy shqiptarë tmerr gjermanes, armën në kokë, e lidhin në karrige

Policia ka arrestuar në Warstein dy shqiptarë teksa arratiseshin, pasi kishin grabitur e dhunuar një të moshuar brenda vilës së saj.


Ata, siç thotë policia, kishin hyrë në një vilë, duke e befasuar të zonjën 67 vjeçare të vilës. Pasi kanë hyrë dhunshëm ata, duke ia mbajtur revolen, i kanë mbyllur gojën dhe e kanë lidhur në një karrige, shkruan wdr.de.

Pastaj ata ia filluan të kërkonin gjësende me vlerë dhe dikur ikën, transmeton albinfo.ch. Ndërkohë, e zonja e shtëpisë ia doli të lirohej dhe të alarmonte policinë.

Me helikopter dhe me qenë policorë, policia e ka kapur njërin nga të dyshuarit, të fshehur në afërsi. Tjetrin ka arritur ta kapte qeni policor në një zonë malore. Të dy janë shqiptarë dhe të njohur tashmë nga policia për vjedhje të kryera më parë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë