Loading…

Dy shqiptarë theren me thikë në Francë

  • 20/09/2017 | 20:49

Dy shqiptarë theren me thikë në Francë

Dy shqiptarë janë plagosur rëndë me thikë në një sherr që ka ndodhur rreth orës 03:30 të mëngjesit të së mërkurës në qytetin francez Poitiers.


Për ngjarjen, dy persona janë dërguar në paraburgim. Thirrjet e të plagosurve zgjuan banorët përreth, të cilët edhe lajmëruan policinë.

“Kam dëgjuar zërin e njerëzve, fyerjet dhe britmat,” thotë një student.

“Dëgjova njerëz që po ziheshin”, tha qiramarrësi i një apartamenti që ndodhej menjëherë pranë skenës së luftës.

“Unë nuk e kuptoj se çfarë thanë ata, sepse kishin theks të fortë. Flisnin me zë të lartë. Kam dëgjuar një makinë apo një skuter që u largua. Më pas, një grua ulëriste emrin e një personi të plagosur”.

Dy të plagosurit kanë përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të plagëve të marra nga thika.

“Kishte shumë gjak”, tha një burim policor.

Dy të dyshuarit nga Afrika Veriore, të cilët nuk ishin banorë të Poitiers, u arrestuan nga policia.

Nuk dihen arsyet e krimit, dyshohet paraprakisht se ka të bëjë me larje hesapesh.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë